Policia ka arrestuar Jurgen Nezën, i cili bashkë me vëllain dhe kushëririn e tij u hoqën si agjentë të BKH-së për të rrëmbyer ndërtuesin Florjan Sula. Gjatë pengmarrjes në një subjekt privat, autorët ushtruan dhunë ndaj 32-vjeçarit dhe i kërkuan një shumë prej 2 milion eurosh. Tashmë të tre personat e përfshirë në ngjarje ndodhen pas hekurave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaluan shtetasin J. N., 28 vjeç, i shpallur në kërkim dje, në kuadër të operacionit policor të koduar “Hijet”, njofton policia.

Si ndodhi pengmarrja?

Pengmarrja e biznesmenit Sula ka ndodhur më 31 mars pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë. Sapo është ngritur nga lokali ku po pinte kafe, tre autorët i janë afruar, duke iu prezantuar si agjentë të BKH-së, Ata e kanë detyruar atë të hipte në makinë dhe e dërguan në një magazinë në zonën e Xhafzotajt. Fillimisht i kanë kërkuar shumën prej 2 milionë eurosh, por biznesmeni Sula ka refuzuar duke u thënë se nuk kishte para. Pas refuzimit, e kanë dhunuar fizikisht dhe kanë ulur kërkesën në 1 milion euro. Edhe kjo shumë është kundërshtuar nga biznesmeni, i cili ka deklaruar se nuk disponon para të tilla. Nën presion, autorët kanë zbritur kërkesën në 500 mijë euro. Në këtë pikë, ata e kanë liruar me kushtin që të siguronte shumën e kërkuar.

Kush është 32-vjeçari Florian Sula?

Florian Sula, 32 vjeç me origjinë nga Divjaka është një nga anëtarët e bandës së Amant Josifit dhe Flladi Malajt. Ai është pjesë e call centar-ave, ku dyshohet se të ardhuarat e fituara nga ky aktivitet i ka përdorur për pastrim parash, përmes sipërmarrjeve në sektorin e ndërtimit. Aftësitë e tij kompjuterike dhe ato menaxheriale, bën të mundur përfitimin e sasive të konsiderueshme monetare, si rezultat i call cener-ave dhe bindjes së qytetarëve europian për të investuar në busa të rreme. 

Sula rezulton pa asnjë historik biznesi dhe pa të ardhura të ligjshme. Megjithatë ai ka arritur të investojë në pasuri të paluajtshme nga Tirana deri në jug, në vendet me potencial turistik si Borshi dhe Himara. Investimi në këto vende është bërë strategjikisht, pasi janë zona me potencial të lartë zhvillimi turistik.

Investime strategjike, pasuri të paluajtshme dhe së fundmi edhe sipërmarrës në sektorin e ndërtimit, Sula arrin t’i koordinojë të gjitha. E megjithatë ai vijon të mbetet aktiv në rrjetin e call centarve, duke shfrytëzuar qytetarët europian e njëkohësisht duke u pasuruar në mënyrë të padrejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds