Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka zbuluar sot në Kuvend mesazhe të dërguara nga fermerët e Lushnjës në një interpelancë me Ministrin e Bujqësisë Andis Salla, ku fermerët ankohen se fushata kundër qumështit të fshatit është e sponsorizuar nga fabrikat e qumështit dhe po dëmton prodhuesit e vegjël. Ata thonë se kompania ua blen qumështin shumë lirë dhe madje i detyron të derdhin prodhimin në kanal.

Një nga mesazhet citohet se pronarja e kompanisë ka pranuar se i bie më lehtë të blejë qumësht pluhur sesa qumështin e fermerëve, për shkak të kostos më të ulët.

Braçe: Doja të thoja që gjatë janarit një fushatë e tërë lajmëroi shqiptarët se lopët po prodhonin qumësht kancerogjen. U vura në dijeni nga një grup bujqish dhe po mundoheshin të kërkonin ndihmë kudo

Ndërkohë një kohë kur në Kuvend flet deputeti i PS-së, Erion Braçe i cili po mban një interpelancë me Ministrin e Bujqësisë, Andis Salla, shumica e ligjvënësve kanë braktisur sallën.

Ky fenomen shfaqet thuajse në të gjitha seancat plenare, ndërsa ra në sy dhe javën e kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds