Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë janë mbledhur sot për të shqyrtuar ndryshimin e praktikës gjyqësore lidhur me masën e arrestit në burg, kur ajo vendoset mbi bazën e rrezikshmërisë së veprës.

Pak para nisjes së seancës, Prokurori Arqile Koça kërkoi që diskutimi të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke argumentuar se personi në fjalë është nën hetim, ndërsa avokati Luan Hasnëziri theksoi se çështja ka interes publik, por u shpreh dakord që pjesa konkrete të mbahet pa praninë e mediave.

Pas këtyre qëndrimeve, kolegjet vendosën që shqyrtimi të zhvillohet në dy faza: një pjesë publike për njësimin e praktikës dhe një pjesë të mbyllur për rastin konkret të të dyshuarit Bektash Zeneli, i arrestuar në flagrancë me 7.5 kilogramë kanabis.

Në këtë mënyrë, Gjykata synon të harmonizojë vendimet gjyqësore me standardet aktuale ligjore dhe të qartësojë që barra e provës për justifikimin e arrestit në burg i takon prokurorit, duke shmangur presionin që i pandehuri të duhet të provojë pafajësinë e tij.

Diskutime brenda sallës:

Prokurori Arqile Koça: Çështja e sotme mbart me vete që lidhen me dy  pikat kryesore, të pari me njësimin e praktikës dhe po ashtu edhe çështjen konkrete, ne kërkojmë që seanca të jete me dyer të mbyllura, për shkak të problematikave që ka çështja. Për sa i përket njësimit të praktikës të jetë e hapur aq sa mund te lejohet, por për çështjen të mos jene të pranishëm mediat.

Avokati Luan Hasneziri: Jam dakord me prokurorin, që për çështjen konkrete të zhvillohet diskutimi me dyer të mbyllura.

I pandehuri është Bektash Zeneli i arrestuar në flagrancë me 7.5 kilogramë kanabis.

Kolegjet e bashkuara të Gjykatës së Lartë, pasi u kthyen nga dhoma e këshillimit, vlerësuan se është e nevojshme që për pjesën e unifikimit të praktikës, seanca gjyqësore të ketë dy faza: një pjesë e parë publike që lidhet me unifikimin e praktikës, ndërsa faza që lidhet me çështjen konkrete do të jetë me dyer të mbyllura.

Relatori i parë, Ilir Panda: Relacioni që u është vënë në dispozicion lidhet me të drejtën themelore që trajton Kushtetuta. Në këtë relacion rezulton se në tetor të 2025 policia në zonën e Lezhës ka kryer kontroll në banesën e këtij shtetasi, pasi u gjet një sasi lënde narkotike, dhe prokuroria ka kërkuar masën e sigurimit arrest në burg dhe arrestimin e ligjshëm të arrestit. Shkalla e parë, Gjykata e Lezhës, ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë. Ndër të tjera, gjykata ka vendosur të zbatojë edhe vendimin unifikues të vitit 2011 të Gjykatës së Lartë, që shërbente për nevojat për caktimin e masave të sigurimit. Nëpërmjet mbrojtësit është bërë ankim nga i arrestuari në apel dhe më pas Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurimit arrest në shtëpi.

Më tej relatori Panda u shpreh “lidhur me ndryshimin e pjesshëm të praktikës gjyqësore të unifikuar, me arsyetimin se disa vendime kërkojnë shqyrtim të veçantë dhe me këtë argument çështja kaloi në shqyrtim te Gjykata e Lartë. 1. Arsyetimi i caktimit të masës së sigurimit me karakter shtrëngues. 2. Masa duhet të jetë në përputhje edhe me marzhin e dënimit që ka vepra. 3. Masa nuk aplikohet kur i pandehuri paraqet prova pozitive.

Vendimi unifikues i vitit 2011 është aplikuar deri më tani nga të gjitha gjykatat, por në këtë praktikë kolegjet e bashkuara kanë arritur në përfundimin se duhet që të rishikohet vendimi për sa i përket masave të sigurimi dhe llojin e masës së sigurimit të zgjedhur veçanërisht asaj arrest në burg“.

Prokurori Arqile Koça shpjegon ndryshimet ligjore, qëndrimet e Strasburgut dhe si vendosen masat e sigurisë në Shqipëri: Paraburgimi vendoset nga gjykata jo më vonë se 48 orë. Në të gjitha rastet kur hiqet liria, qytetari mund t’i drejtohet gjykatës. Për efekt të shqyrtimit të sotëm, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut përcakton se masat shqyrtohen nga gjykatat. Rasti i Gëlliçit nuk është i vetmi që është shqyrtuar nga GJEDNJ; ka raste të tjera nga vende të tjera të standardit. Kodi i procedurës penale thotë se arresti në burg vendoset kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme, ndërsa ndryshimet ligjore ofrojnë masa edhe të tjera, si garancia pasurore. I rëndësishëm është ndryshimi që legjislatori ka bërë për arrestin në shtëpi, ku përcaktohet se kur jepet arrest në shtëpi, gjykata përcakton edhe mënyrën e mbikëqyrjes së saj; për ne është e rëndësishme kjo pikë. Më tej thuhet se gjykata nuk mund të japë një masë më të ashpër se ajo e kërkuar nga prokurori.

Prokurori: Konventat thonë se pavarësisht se një shtetas është i paraburgosur ai duhet të gjykohet brenda një afati të arsyeshëm. Kufizimi i lirisë sipas ligjit nuk mund të jetë represiv, por nga ana tjetër jepen garancitë qe personi nën hetim të mos i shmanget gjykimit në një shtet të së drejtës.

Kodi i procedurës penale kërkon që vendimi të merret në mënyrë të arsyetuar. Ndryshimet procedurale të ligjit të 2011 që janë pësuar përcakton se vendimi kur ka masa të karakterit shtrëngues të jetë i arsyetuar. Vendimi unifikues i 2011 ( që po shqyrtohet sot) përmendët se gjykata nuk ka detyrim pse masat e tjera nuk janë të përshtatshme. Nga ana jonë konstatohet se ne gjykojmë se është në praktikë të mirë gjyqësore ndryshimi i këtij vendimi unifikues. Qëndrimi i Gjykatës së Lartë i 2011 nuk është në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe dispozitat e tjera qe analizuam.

Kujt i takon barra e provës në lidhje me caktimin e masës arrest në burg kur vendimi unifikues i mëparshëm thotë se papërshtatshmëria e kësaj mase (arrestit në burg) vendoset vetëm nëse i pandehuri paraqet prova pozitive (ndaj tij). Vendimi i gjykatës dhe ndryshimet që KPP ka pësuar në kohë, konstatojmë se në praktikë i përket prokurorit barra e provës. Por gjykata nuk është e kufizuar. Ne mbajmë qëndrimin e mëposhtëm: Barra e provave i takon prokurorit. Papërshtatshmëria e një mase sigurimi nuk mund të varet nga provat pozitive që sjell i pandehuri.

Gjykata e Lartë pyet prokurorin: Pse duhet ndryshuar praktika?

Prokurori: Më e qarta është rekursi i prokurorit të apelit. Ka një kuptim të ndryshëm në lidhje me atë që quhet praktikë e Gjykatës së Lartë. Se si qëndron raporti për praktikën gjyqësore, unë nuk kam qëndrimin qe duhet të sqarohet. Marrim parasysh qëllimet e asaj që duam të arrijmë dhe qëllimet janë pozitive, për përmasimin e legjislacionit.

Gjykata e Lartë: Atëherë nëse pranojmë parimin qe barra e provës i takon pakurorit në raport me caktimin e masës së kërkuar, pse ka detyrim gjykata të shqyrtojë përshtatshmërinë e masave të tjera.

Prokurori: Problemi është tek harmonizimi, kemi problem mos kalohet tek ekstremi tjetër se ne mbrojmë interesin publik, jam i interesuar për të drejtave njeriut por në fund të fundit mbrojmë interesin publik

Prokurori: Masat alternative në realitetin shqiptar shpesh bëhen të pazbatueshme. Mjaftohet me faktin jo më burg të dalë jashtë: Ok të dalë po si do ta zbatojmë masën alternative?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds