Shpërthimi i fuqishëm ndodhi rreth orës 23:00 në qytetin e Lezhës në lagjen Besëlidhja, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Siç shihet edhe përmes këtyre pamjeve të siguruara nga News24, shpërthimi ka shkaktuar dëme në një perimetër të gjerë, duke dëmtuar xhamet e apartamenteve në disa pallate, si dhe të bizneseve që operojnë pranë byrektores.

Po ashtu dëme të konsiderueshme kanë pësuar edhe automjetet e parkuara përgjatë rrugës “Luigj Gurakuqi”.

Të shumtë ishin qytetarët që dolën nga banesat e tyre të frikësuar, të cilët ishin të paqartë se nga çfarë u shkaktua shpërthimi. Me marrjen e njoftimit, forca të shumta policie mbërritën në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, ku krijuan perimetrin e sigurisë dhe mblodhën provat për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Policia e Lezhës bën të ditur se nga kjo ngjarje nuk pati persona të lënduar, ndërsa rastet e përsëritura të shpërthimit të bombolave të gazit ngrenë shqetësimin mbi sigurinë dhe kontrollet e tyre nga institucionet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds