Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e djeshme në qendër të Shkodrës, ku dy të rinj, 19 dhe 17 vjeç, mbetën të plagosur me thikë.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është identifikuar si Nikson Kodra, i cili rezulton një person me precedentë penalë. Sipas burimeve, ai ka qenë edhe më parë i ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje si dhe për çështje që lidhen me lëndë narkotike.

Pas incidentit, dy të rinjtë e plagosur janë transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *