Sipas vlerësimeve të fundit të inteligjencës amerikane, pas një muaji të tensionuar lufte në Lindjen e Mesme, Irani ende ruan një kapacitet të madh ushtarak.

Burime të brendshme thanë për CNN se: “Irani është ende i pajisur për të shkaktuar kaos absolut në të gjithë rajonin.”

Raporti tregon se Teherani ka ende afërsisht 50% të dronëve të tij sulmues dhe një numër të madh raketash lundrimi, që konsiderohen një aftësi strategjike kyçe për kërcënimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit. Sipas raportit, tre anije omaniane arritën të kalojnë në zonë duke shmangur një bllokadë të mundshme.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer kërcënimet ndaj infrastrukturës civile të Iranit përmes postimeve në platformën e tij Truth, duke shkruar: “Urat janë të radhës, pastaj termocentralet!”

Raportohet se gjatë natës janë regjistruar dhjetë goditje pas një sulmi iranian me raketa thërrmuese në qendër të Izraelit, duke shkaktuar dëme materiale, por pa viktima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds