Në Ditën Botërore të Autizmit, në mbarë botën shqetësim madhor mbetet rritja e rasteve té fëmijëve të diagnostifikuar me çrregullime të spektrit autik. Edhe në Qendrën e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe “ Horizont” në Fier nga viti në vit rastet shtohen. Sipas Drejtorit të kësaj qendre Enri Lulaj, aktualisht numri i fémijëve autikë që trajtohen është 35. 

Prej 2 vitesh në Qendrën “ Horizont” është ulur  në  3  vjeç mosha e trajtimit e fëmijëve me aftësi ndryshe ç’ka ka ndikuar ndjeshém në përmirësimin e problematikave té tyre.

Gjithashtu nismën e fundit të qeverisë për njohjen si vite pune të kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuar, Lulaj e cilëson si tepër pozitive pasi prindërit e kanë të pamundur të punojnë se janë të detyruar  t’u shërbejnë atyre.

Ndërkohë  apeli i kreut të  kësaj qëndre është edhe për gjithë shoqërinë e cila për fat të keq ndaj kategorisë së fëmijëve me aftësi ndryshe është bullizuese. Ai  ka bërë thirrje për pranim  dhe mbështetje në mënyrë që këta fëmijë të mund të japin më të mirën e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds