U mbajt sot procesi i dosjes “Partizani” me tetë të pandehur, mes tyre ish kryeministri Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi, seancë e cila shty për në datën 15 prill ora 10.30.
Gjykimi ishte në fazën ku duhej dëgjuar qëndrimi i SPAK rreth kërkesave të avokatëve të çështjes për provat.
SPAK u shpreh se “për sa i përket kërkesës për prova nga ana e Fatmit Bektashit për thirrjen e dëshmitarit B.. jemi dakord, për kryerjen e një akti ekspertimi kontabël për ndërtimet, sjellim në vëmendje se SPAK e ka kryer një aktekspertimi të tillë. Mbrojtja mund të rezervojë të drejtën më pas për riekspertim.
Për pyetjet e të gjithë ekspertëve duhet të specifikohen këta ekspertë. Për kërkesën e papajtueshmërisë të gjyqtarit paraprak kërkojmë mos të pranohet si kërkesë. Për kërkesën për papërdorshmëri të provave në katër kompjutera ne kërkojmë të mos pranohet”
SPAK në gjyqin Partizani: Në lidhje me sendet e tjera për telefonat janë paraqitur ankesa në Kushtetuese dhe Kushtetuesja ka vendosur në 2024 mos kalimin në seancë gjyqësore. Përsa i përket kërkesës për thirrjen e Edi Ramës nga ana jonë s’ka kundërshtime e lëmë në gjykim të gjykatës.
“Megjithatë nuk e dimë çfarë do provohet me thirrjen e këtyre dëshmitarëve si pyetja e dëshmitarit Besmir Karanxha që ishte hetues për të cilin është sjellë një foto me Ulsi Manjën. Çfarë kërkojnë të provojnë me pyetjen e këtij dëshmitari”, tha në fjalën e saj prokurorja e dosjes Enkelejda Millonai.
Avokatja Klodiana Gjyzari: E para pretendimet e mbrojtjes janë ekskluzivitet i mbrojtjes. Ne kemi paraqitur provat tona. Ku pretendojmë hetimin politik. Ne duam të provojmë me dëshminë e B. Karanxhës pikërisht këtë, hetimin politik
Avokati Klodian Skënderi: Për aktet e ekspertit ne i kërkuam dhe duhet t’i nënshtrohen shqyrtimit gjyëqsor. Për pretendimin e prokurorisë se nuk duhen të pranohen provat për praktikat e ngjashme të privatizimit duam standardin se pyetja është: përse praktikat e tjera janë të ngjashme sepse janë privatizuar pasuri në qendër të Tiranës me vlera të shumëfishta më shumë se Partizani. Dhe përse Partizani ngrihet si çështje penale. Me këto praktika që kemi sjellë ne duam të provojmë se hetimi është thellësisht politik
Ndërkohë, siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Jamarbër Malltezi deklaroi në seancë: SPAK kërkoi për të mos marrë si provë cd e deklaratave të Edi Ramës, kjo është tendencioze. Ju sjell në vëmendje një deklaratë të Erdogan të shqyrtuar në Strasburg, që solli dhjetëra arrestime të paligjshme.
