Bashkia Lushnjë vijon punën për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, duke ndërhyrë në segmente të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të banorëve.

Aktualisht, po zhvillohen punimet për shtrimin me trotuar të rrugës nga rrethrrotullimi i Plukut deri në qendër të fshatit Pluk. Ky investim realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa punimet po kryhen nga Bashkia Lushnjë, përmes Ndërmarrjes së Punëve Publike.

Segmenti rrugor ka një gjatësi prej 1800 metrash, ndërkohë që trotuari po ndërtohet me një gjerësi prej 2 metrash, duke garantuar hapësirë të mjaftueshme për lëvizjen e këmbësorëve. Kjo është hera e parë që ky aks rrugor pajiset me trotuar, duke shënuar një përmirësim të dukshëm në standardet e infrastrukturës së zonës.

Përveç ndërtimit të trotuareve, në projekt është planifikuar edhe vendosja e ndriçimit rrugor përgjatë gjithë segmentit. Ky element pritet të rrisë sigurinë gjatë orëve të mbrëmjes, si dhe të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetesës për banorët e zonës.

Banorët e zonës e vlerësojnë këtë investim si mjaft të rëndësishëm, pasi jo vetëm lehtëson qarkullimin, por i jep rrugës një pamje të rregullt, moderne dhe funksionale për qytetarët.

Ndërhyrje të tilla janë pjesë e një plani më të gjerë për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës në territorin e Bashkisë Lushnjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds