Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët foli për integrimin evropian, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama bllokoi procesin.

Kryedemokrati u shpreh se Shqipëria mbeti në klasë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Për Shqipërinë dhe shqiptarët, procesi më themelor për të ardhmen e tyre është integrimi i vendit në BE. Shqipëria në Europë është ëndrra shekullore e shqiptarëve. Shqipëria në Europë është investimi i tyre 32-vjeçar.

Por Shqipëria në Europë është gjithashtu investimi i BE, Komisionit Europian, vendeve anëtare të BE, miliarda, miliarda, miliarde euro me të cilat ky vend është transformuar sa asnjë vend tjetër, po të kemi parasysh gjendjen në të cilën ishte. Shqipërisë në Europë i mbylli dyert Edi Rama dhe Balluku. Do të ishte e padrejtë që të shkarkonim mbi Ballukun këtë përgjegjësi.

Ajo ka përgjegjësi të mëdha për vjedhjet që ka bërë, për shpërdorimin, për vjedhjen e miliarda eurove. Ka disponuar 12 miliardë euro investime dhe tani, sipas vetë Edi Ramës, janë ndërtuar thotë ai, që nuk janë kurrë, po le ta supozojmë që është e vërtetë, 1 mijë kilometra rrugë, të cilat u shembën si rrugë kashte njëra pas tjetrës në këtë pranverë. Por, njeriu që mbylli dyert e Europës, duke përdorur për këtë qëllim dosjen e saj, pasi është dosja e tij, është Edi Rama dhe ka vetëm një emër, që quhet Edi Rama.

Në raportin e tij, në tetor të vitit të kaluar, Komisioni Europian ka ngritur si çështje themelore për Shqipërinë rritjen e presionit politik ndaj gjyqësorit nga Edi Rama, luftën e dobët kundër korrupsionit dhe problemet madhore me lirinë e medieve.

Këto probleme jo vetëm që nuk morën një adresim të përshtatshëm dhe pozitiv, por njohën përkeqësimet më të mëdha në 32 vite. Për herë të parë, parlamenti i Shqipërisë bllokon kërkesën e prokurorisë së vendit për arrestimin e zëvendëskryeministres Balluku.

Dhe këtë vendim, 83 mandatet e krimit që u përdorën si thika kundër drejtësisë nga Edi Rama, deputetët nuk e morën me vullnet të lirë, por në diktat të plotë të Edi Ramës. Madje, siç e dini, Edi Rama deklaroi në mënyrë të papërgjegjshme se këtë vendim të tillë do ta merrte çdo parlament i çdo vendi demokratik. E vërteta është se një vendim të tillë nuk e merrte kurrë parlamenti i një vendi demokratik.

E vërteta është se për Brukselin, për shqiptarët dhe për cilindo njeri që ka ABC-në e shtetit ligjor, ky është një vendim antikushtetues me pasoja shumë të rënda, shkatërrimtare për luftën kundër korrupsionit.“, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds