Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen ku u paraqit një panoramë e negociatave me Bashkimin Europian, u ndal tek disa pika kyç.

Rama u shpreh se procesi i anëtarësimit në BE ka bërë që drejtësia të ketë më shumë pushtet, të cilën e konsideron si të pa parë më parë.

Kryeministri shtoi se në hapat për plotësimin e kushteve, dy prej tyre që nuk kanë progresin e duhur janë, Prokurimi Publik dhe kontrolli financiar.

Ky proces është historik për faktin se transformon Shqipërinë, dhe u jep institucioneve të shteti fuqi dhe kapacitet që nuk e kanë pasur kurrë në historinë tonë. Kjo sjell forcim ligjor në të gjitha aspektet, jo vetëm në ushtrimin e pushtetit të pavarur gjyqësor. Më tutje patjetër që ky proces konsolidon institucionet e drejtësisë që tashmë kanë kaluar në një fazë tjetër. Kanë pavarësinë që se kanë pasur kurrë.

Patjetër që barrën më të madhe në të gjithë këtë proces negociatash e ka ekonomia, por pastaj barra bëhet e qartë në të gjithë kompleksitetin e vet kur shikon se si shtrihet tek infrastruktura, bujqësia, financat, e me radhë.

Dy gjëra më bien në sy në prezantimin që u bë. E para domosdoshmëria për të kaluar nga një proces i kufizuar, për të kaluar nga drita e kuqe tek jeshilja, në Prokurimin Publik kemi bërë një progres të madh, por nuk jemi në kornizën e progresit të mirë, është vendimtare që puna e nisur për modernizimin e prokurimin publik me AI duhet të vazhdojë intensivisht. Kjo nuk është diçka që i përket shekullit të ardhshëm, por kësaj kornize kohore. 2027 duhet të na gjejë me këtë objektiv të plotësuar.

Së dyti, është kontrolli financiar, edhe aty progresi është i kufizuar. Kemi nisur një punë parapake pa hyrë në të gjitha të tjerat por duke e mbyllur sfidën e sfidave që është siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds