Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se ka nxitur “vrarës digjital” që t’i dërgojnë mesazhe kërcënuese avokates Adriana Kalaja.
“Faqja e vrasësit digjital me pagesë e Edi Ramës është e hapur. Ai është i mbrojtur nga Edi Rama dhe as faqja nuk i mbyllet. Ai nxit vrasës digjital me pagesë të kërcënojnë njerëz që bëjnë detyrën nga qytetarëve dhe padisin në Gjykatë Ramën”, tha ai.
“Duhet të them se policia e bëri detyrën e vet. Policia, pas njoftimit të zonjës Kalaja, përcolli çështjen në prokurori.
Por është bërë një muaj dhe çështja fle në prokurorinë e Tiranës me gjithë emergjencën që ka kërcënimi me jetë i një njeriu dhe nuk është hapur asnjë çështje penale. Faqja në ueb e vrasësit dixhital me pagesë të Edi Ramës është e hapur.
Por vrasësi dixhital me pagesë i Edi Ramës është i mbrojtur nga Edi Rama dhe as faqja nuk i mbyllet.
Imagjinoni ju se si përdoren të gjitha mjetet për të terrorizuar qytetarët, kundërshtarët. Adriana Kalaja natyrisht nuk mposhtet, nuk ndikohet nga kërcënimet e Edi Ramës dhe banditëve të tij. Por jam këtu për ta paralajmëruar se në mënyrë absolute çdo lloj incidenti me zonjën, do ta paguajë ai vetë”, tha Berisha.
