Policia e Fierit ka vënë në pranga një 29-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i riu me inicialet F.Ç., akuzohet se më 26 shkurt përplasi qëllimisht me automjet një çift bashkëshortësh. Ngjarja ndodhi pas një konflikti banal, ndërsa më pas ai u arratis.

Sipas njoftimit të policisë ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda një urdhër ndalimi për shtetasin F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, më datë 26.02.2026, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka përplasur me qëllim, me automjetin e tij, shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N. (M)., 35 vjeçe. Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan për në banesë.

Në vijim të veprimeve proceduriale u ndalua shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds