Mbledhja e Këshillit Bashkiak nisi sot në orën 13:00 dhe vazhdoi sipas rendit të ditës. Disa nga pikat kryesore ishin miratimi deri në 6% i fondit të kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike për familjet në nevojë, ndryshimet ne V.K.B-në nr.121 për pagat e punonjësve të bashkisë, institucioneve në varësi dhe njësive administrative, vlerësimet dhe parashikimet afatmesme të të ardhurave të bashkisë, për miratimin e dhënies së ndihmës financiare disa qytetarëve banesat e të cilëve janë djergur nga zjarri etj.

Tek pika ku informohej për dorëheqjen e Kryetarit të fshatit Imshtë pati diskutime lidhur me konfliktin që banorët e Imshtës kanë me një person që disponon dokumente pronësie për tokën brenda argjinaturës së lumit të cilën ata e punojnë prej 30 vitesh.

Kryetari i grupit të anëtarëve opozitarë të këshillit Klement Çela kërkoi nga Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa sqarimin e kësaj situate problematike.

Gjithashtu u diskutua jashtë rendit të ditës puna për lirimin e hapësirave publike.

Në fund të mbledhjes u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds