”Ku ishin fshehur kur Berisha e ngrinte puçistë dhe e ulte lavire bulevardi kryeprokuroren. Tani po hyjmë në Europë. Tani, sot në këtë kohë atij që s’u bë dot pasardhësi im pasi ishte paraardhësi im, nuk ia artikulojnë dot gjysmë llafi edhe pasi del dhe i lexon prokurorit më kurajoz librin e shtëpisë.

Ndaj u sugjeroj të merren me mesazhin, jo mesazherin, se paguhen nga taksat e shqiptarëve si frëngu pulën me 500 këshilltarë dhe sekretari që të qeverisin sistemin e drejtësisë e jo të ankohen për kërcënime inekzistente.

Kurrë nuk do të ndërhyjmë ne në çështjet e drejtësisë. Por kur un ë ngre zërin se më vjen turp skur lexon raportin e KE për të paraburgosurit në Shqipëri dhe nuk bëhet asgjë për të trajtuar me seriozitet raportin, përkundrazi e vetmja gjë që i bën të ndjehen se ekzistojnë janë deklaratat për mua, kjo është për të vënë duart në kokë. Po bëhen ca si shumë këto arsyet për të vënë duart në kokë”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds