Nisi sot kampionati i 17-të i shahut për djem e vajza të shkollave 9-vjeçare në bashkinë e Lushnjës. Kampionati ku marrin pjesë më shumë se 12 shkolla organizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Zyrën e Arsimit Parauniversitar dhe me mbështetjen e Bashkisë. Pjesëmarrje e fëmijëve në kampionatin e “sportit të mendjes” është e kënaqshme, shprehet Drejtori i QKF-së Saimir Bahja dhe ndeshjet e shahut do të ndiqen nga një arbitër profesionist.
Shahu është përfshirë si pjesë e rregullt e kurseve që Qendra Kulturore e Fëmijëve ofron pasi synon të nxisë zhvillimin intelektual dhe kulturën sportive tek fëmijët.
