Në fshatin Zhamë të Lushnjës në orën 12:00 janë grabitur në një banesë rreth 13 milion lekë të vjetra. Autorja e grabitjes është një femër që dyshohet se i ka hedhur substancë për ta vënë në gjumë pronares së shtëpisë dhe më pas ka kryer vjedhjen.
Jalldizë Ibraliu, 65 vjeçe, është invalide dhe tregon se autorja i ka hyrë në oborrin e shtëpisë duke iu prezantuar si qytetare nga Tetova dhe se kërkonte ujë për të pirë. Më pas ajo nuk mban mend asgjë. Nga ora 12:00 kur ndodhi ngjarja deri në orën 20:00 të mbrëmjes 65 vjeçarja ka qënë pa ndjenja
Në kohën e vjedhjes ka qënë vetëm gruaja invalide në shtëpi, ndërsa burri i saj në punë.
Arif Ibraliu tregon se kur ka mbërritur në shtëpi ka parë që kutia ku ndodheshin paratë ishte bosh.
Policia e Lushnjës ka nisur hetimet për rastin. Madje ka sekuestruar edhe këto pamje të marra nga një shtëpi private, ku duket makina e gruas që kreu vjedhjen dhe ajo tëksa i drejtohet banesës.
Deri tani autorja nuk është kapur nga policia.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”1EmSv6UP25g”]
