Një moment historik për Barcelonën dhe botën e arkitekturës ndodhi mëngjesin e së premtes, më 20 shkurt, ndërsa u vendos pjesa e fundit e kullës qendrore të kishës, Sagrada Familia-s, 144 vjet pasi filloi ndërtimi i saj.
Pjesa e sipërme e kryqit katërkëndor prej çeliku dhe qelqi, 17 metra i lartë dhe me peshë më shumë se 12 ton, u ngrit dhe u fiksua në vendin e tij në orën 11:00 të mëngjesit, duke përfunduar kullën kushtuar Jezu Krishtit.
Me një lartësi përfundimtare prej 172.5 metrash, kisha tani bëhet ndërtesa më e lartë në Barcelonë dhe kisha më e lartë në botë.
