Policia e Tiranës ka njoftuar qytetarët për masat e sigurisë lidhur me tubimin e Partisë Demokratike, i planifikuar sot, 20 shkurt 2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë.
Për shkak të riskut të dhunës, pas protestave të mëparshme ku pati persona të maskuar që hodhën bomba molotov dhe lëndë piroteknike, Policia nuk e ka lejuar zyrtarisht zhvillimin e tubimit.
Megjithatë, forcat e rendit do të jenë të pranishme për të garantuar sigurinë.
Për këtë arsye, disa rrugë qendrore do të bllokohen nga ora 15:00 e deri në përfundim të tubimit: bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (nga Ministria e Brendshme deri tek sheshi “Nënë Tereza”), si dhe rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Policia apelon që qytetarët të shmangin këto akse, të përdorin rrugë alternative dhe të raportojnë çdo veprim të dhunshëm.
