Elira Kokona, drejtuese e Korporatës Shqiptare të Investimeve, është thirrur nga Prokuroria e Tiranës të paraqitet të martën, më 24 shkurt, për të dhënë shpjegime lidhur me një hetim të hapur mbi bazën e kallëzimit të një biznesmeni.

Fletëthirrja është firmosur nga prokurori i çështjes, Dritan Nushi, dhe përveç Kokonës, do të merret edhe dëshmia e Ermal Nufit, zv.shef i kabinetit të kryeministrit, si dhe e Enkelejd Musabellit, Kastriot Gurrës dhe Enkelejda Muçajt.

Procedimi penal nr. 4113 i vitit 2025 është regjistruar mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Thanas Biqiku, i kompanisë RT MAX.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds