Gjykata e Posaçme shpall prentencën për dosjen famëkeqe të vjedhjeve në Bashkinë e Tiranës nga drejtorët e saj përmes skemës “5D”.
Konkretisht, Prokuroria e Posaçme kërkon:
Dënimin me 11 vite të Redi Mollës;
Për Mariglen Qaton, 9 vite burg;
Për Taulant Tushën, 4 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite;
Për Albano Jankun, 2 vite, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite;
Për Enton Punavijan, 3 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite;
Për Julian Zanajn, 3 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite;
Për Nestor Muhametllarin, 7 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.
I vetmi që ndodhet në burg nga emrat e mësipërm është Mariglen Qato.
Për Mollën dhe Qaton është kërkuar gjithashtu që për 5 vite të mos ushtrojnë funksione publike.
Ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Redi Molla dhe Mariglen Qato thotë SPAK, kanë qenë pronarët “de facto” të shoqërisë 5D Konstruksion sh.p.k, duke përdorur pronarë fiktivë, ndërsa vetëm në këtë dosje të dërguar për gjykim kanë marrë 12 tendera duke përfituar rreth 2 milionë euro në periudhën 2016-2020.
Më herët, Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor duke dënuar katër prej të pandehurve që u gjykuan në proces të ndarë për dosjen “5D”, por që nuk do të bëjnë asnjë ditë burg. Drejtoresha e klubit shumë-sportësh, Deborah Keçi, me tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Renaldo Gjerazi u dënuan me shërbim prove për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera.
Sipas SPAK, ata krijuan kushte dhe privilegjuan kompaninë “5D” të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës në mënyrë që të shpallej fituese në procedura tenderash.
