Goditet mjeku i urgjencës në spitalin e Lushnjës mbrëmjen e së enjtes sipas njoftimit të policisë. Policia këtë mëngjes ka kryer veprimet e para hetimore dhe ka marrë në komisariat agresorin e mjekut.
Sipas policisë Altin Alla që përveç se punonjës i repartit të oksigjenit është bashkëshort i kardiologes së spitalit të Lushnjës është konfrontuar me mjekun e urgjencës Doris Sholla për shkaqe banale.
Dje për një rast urgjence mjeku i urgjencës ka thirrur mjeken kardiologe.
Bashkëshorti i kardiologes Altin Alla ka shkuar në urgjencë dhe ka debatuar me mjekun pse e thërret gjithmonë për rastet e urgjencës. Debati është mbyllur me sharje e ofendime.
Kur mjeku i urgjencës më vonë ka dalë për tek mjeti i tij është dhunuar nga Altin Alla dhe kanë ndërhyrë qytetarë dhe mjekë që i kanë ndarë.
Sot në mëngjes policia ka kryer veprimet dhe ka arrestuar Altin Allën, gjithashtu ka marrë dëshmitë e personave që kanë qenë prezent kur kanë debatuar si dhe kamerat e sigurisë së spitalit për të kompletuar hetimin.
Mjeku Doris Sholla nuk është prononcuar. Ai është mjekuar nga kolegët në reanimacion dhe ndodhet në banesë.
