Bojkoti i operatorëve bëhet në shenjë solidarizimi me kolegun e tyre të News24, Aldi Kashri, i lënduar nga një bombë molotov gjatë protestës.

Operatorët televizivë vendosin të bojkotojnë filmimin e mbështetësve të PD, gjatë zhvillimit të seancës së masës së sigurisë për 7 të mitur të arrestuar në protestën e 10 shkurtit. Bojkoti i operatorëve bëhet në shenjë solidarizimi me kolegun e tyre të News24, Aldi Kashri, i lënduar nga një bombë molotov gjatë protestës.

Operatorët kërkojnë më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga organizatorët e protestës dhe pjesëmarrësit ndaj njerëzve të medias, teksa janë duke ushtruar detyrën dhe pasqyruar për publikun dinamikat e protestës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds