“Kam borxhe, ndaj hyra në bankë se më duheshin lekët”. Kjo ka qenë dëshmia e shkurtër që ka dhënë sot Bardhyl Fusha, i cili hyri sot i armatosur në një bankë të Nivelit të Dytë, në zonën e ish-parkut të autobusëve.
Fusha teksa mbante në dorë në çantë sportive, brenda saj kishte fshehur një kallashnikov, dhe sapo hyri në ambientet e bankës, qëlloi me armë në dysheme. Më pas ai shkoi te një nga arkat dhe mori shumën e parave, por u neutralizua në derën e sigurisë dhe më pas u arrestua nga policia. Fusha ishte sipërmarrës në fushën e ndërtimit.
