Mbërrijnë në fshatin Gryksh të Peqinit 4 arkëmortet e familjes Kola e cila gjeti vdekjen tragjikisht ne Itali nga rrjedhja e gazit në banesë. 

Arti Kola 48 vjeç, Jonida Kola 44 vjeçe dhe fëmijët e tyre Hajdar Kola 23 vjeç dhe Xhesika Kola 16 vjeç.

Trupat mbërritën sot në Gryksh të Peqinit ku do të përcillen në banesën e fundit. Qindra shqiptarë u bashkuan në një dhurim parash për të bërë të mundur ardhjen e trupave në Shqipëri.

Familjarët më të afërt nëna e Arti Kolës dhe vëllai i tij e familjarë të tjerë do të presin ngushëllimet për vdekjen tragjike të 4 personave nga e njëjta familje.

Qindra njerëz të pranishëm në përcjelljen e fundit të familjes Kola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds