Nis beteja gjyqësore për Arben Ahmetajn në Gjykatën e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në sallën e gjykimit Prokuroria e Posaçme relatoi listën e dëshmitarëve në këtë proces gjyqësor, i pari është Lirim Fejzollari.

Sipas SPAK dëmi nga privatizimi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit është rreth 7 miliardë lekë.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 24 shkurt ora 14:00. Ish- zëvendëskryeministri i ka mohuar akuzat e SPAK, teksa akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Organi i akuzës thotë se, kur shërbente si ministër i Financave, Ahmetaj lejoi privatizimin e fushës, mbi të cilat tashmë është ndërtuar një kompleks pallatesh. Ish-zëvendëskryeministri u kallëzua në SPAK nga biznesmeni që kishte në pronësi pikërisht shoqërinë “Buka” sh.a.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds