Reshjet e shumta të shiut gjatë natës kanë krijuar probleme në qytetin e Lezhës. Sistemi i kanalizimeve nëntokësore nuk e ka përballuar nivelin e lartë të prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të përmbytë disa zona urbane.

Më problematike kanë qenë blloqet e banimit “11 Janari” dhe zona “11.2 hektarë” në lagjen “Besëlidhja”, ku prania e ujit në rrugë ka vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Për shkak të nivelit të lartë të ujit, Policia Bashkiake ka bllokuar qarkullimin në disa akse rrugore, duke orientuar mjetet drejt rrugëve alternative, me qëllim garantimin e sigurisë.

Nga moti i keq në Lezhë janë krijuar edhe probleme me furnizimin me energji elektrike, si në qytet, ashtu edhe në fshatra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds