Henrik Hoxhaj ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme si i pandehur në dosjen “Plumbi i Artë”, duke zbuluar detaje të reja mbi ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në vend.

Sipas dëshmisë së tij të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ai ka pohuar se Nuredin Dumani i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e Lulzim Mashës dhe 150 mijë euro për vrasjen e të birit.

“Lulzim  Masha në dijeninë time ka një shkollë private në Tiranë. E ka shtëpinë tek Blloku. Unë kisha porosi nga Nuredin Dumani për djalin e Mashës, jo për Lulzimin.

Nuk e mbaj mend emrin e djalit, por Nuredini më tregoi një foto, më tregoi shtëpinë, shkollën. Djalin nuk po e gjenim dot.

Njëri nga vëllezërit Dizdari ka qenë i fejuar me vajzën e Mashës. Dhëndri ka hedhur disa prona në emër të vjehrrit e kunatit. Dhëndri u nda nga vajza dhe këta nuk i kanë kthyer ato lekë a prona pas. Ne nuk po e gjenim dot djalin e Mashës, se rrinte në Maqedoni.

Në fillim diskutuam për 150 mijë euro. Pastaj për Lulzim Mashën për 100 mijë euro”, ka treguar ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *