Qendra Shëndetësore nr 2 në qytetin e Fierit e cila mbulon me shërbim shëndetësor 15 mijë banorë ndodhet në katin e tretë të një objekti mes lagështirës e mykut , pa ashensor duke e bërë pothuajse të paarritshme për të moshuarit dhe pacientët me probleme të rënda shëndetësore. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për rikonstruksionin e saj, pasi mungojnë  kushtet minimale të higjienës e sigurisë.

Ndërkohë po kaq e rëndë paraqitet situata edhe për personelin mjekësor të qendrës të cilët u shërbejnë pacientëve në këto kushte. Drejtorja e Qendrës Shëndetësore nr 2 Shqiponja Hoxha pohon se situata është problematike dhe për këtë arsye NjVKSH Fier i është drejtuar në mënyrë të përsëritur bashkisë FIer e cila ka realizuar një ndërhyrje të pjesshme, por që nuk ka ndikuar në përmirësimin e gjëndjes.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e ka përfshirë qëndrën shëndetësore nr 2 në projektin e “ Rikonstruksionit të ambulancave dhe qëndrave shëndetësore për vitet “ 2025- 2026”, por gjatë vitit 2025 projekti mbeti vetëm në letër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds