Ish-Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e rradhës së Qeverisë.

Me një karrierë mbi 20 vjeçare në Drejtësi, Hajdari, ka marrë një tjetër post të rëndësishëm, këtë herë në pushtetin lokal të kryeqytetit.

Emërimi i tij në këtë post nuk duket rastësi, pasi lidhja me Tiranën mbetet e fortë për Hajdarin i cili është edhe kryetar i Asamblesë së Shoqatës Tirana.

Në karrierën e tij prej më shumë se dy dekadash në sistemin e Drejtësisë, Hajdari ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Shoqatës Kombëtaret të Prokurorëve për katër vite në 2012-2016, ndërkohë që nga viti 2008 deri në 2015 ka qenë Drejtues i Prokurorisë së Apelit në Tiranë.

I diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ai ka kryer një master në Drejtësinë Penale në vitin 2009 dhe tre vjet më vonë doktoraturën në të Drejtën Penale.

Detyrat kryesore në karrierën në Drejtësi:

2002- 2008 Prokuror në Tiranë

2005- 2012 Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Kombëtare të Prokurorëve

2008- 2015 Prokuror dhe Drejtues i Prokurorisë së Apelit Tiranë

2012- 2016 Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Prokurorëve

2015- 2016 Prokuror sektori në Shkodër

2016- 2026 Inspektor i Përgjithshëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *