Sot në palestrën e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” u luajt ndeshja finale e kampionatit të 9-të të basketbollit për djem, i cili ka disa ditë që ka nisur, midis shkollave  9-vjeçare të Bashkisë Lushnjë.

Ky kampionat vjen si vazhdimësi e aktiviteteve kulturore- artistike-sportive dhe shkencore që Qendra Kulturorë e Fëmijëve Lushnjë ka në programin e saj përgjatë vitit arsimor 2023-2024.

Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me  Zyrën Vendore të Asimit Parauniversitar dhe si gjithnjë mbështetësja kryesore është Bashkia Lushnjë.

Fituese e kampionatit doli shkolla ‘Kongresi  i Lushnjës”

Në fund  u shpërndanë çertifikata  për finalistët.

Nxënësi Senajd Beqiri u zgjodh lojtari më i miri i kampionatit, ndërsa koshashënuesi më i mirë nxënësi Gean Hoxha.

Mësuesja e Edukimit Fizik Aida Kaido falenderoi nxënësit dhe tha se shkolla “Kongresi” edhe pse nuk ka tabela  basketbolli arriti të fitojë kampionatin

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”e4nV6jDiGiE”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *