Tre automjete janë shkrumbuar gjatë natës në biznes në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të mbrëmjes në rrugën Transballkanike në një biznes që merret me ujë të pijshëm.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se nga flakët janë djegur dy furgonë (njëri i shkrumbuar totalisht) dhe një kamion, në pronësi të shtetasit Andon Ribaj.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes orët e natës dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht një furgon, i cili ka patur defektin në motor ku është shkaktuar dhe shkëndija elektrike. Më pas furgoni ka ecur për disa metra duke iu afruar dy mjeteve të tjera?

Pronari i kompanisë tregon se ngjarja është aksidentale. Sipas tij në momentet e para kanë menduar se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme teksa, por pasi kanë parë kamerat e sigurisë, kanë vërtetuar që nuk është e qëllimshme. Ai tregon se dëmet janë materiale të konsiderueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *