Reshjet e dendura të rëna ditët e fundit kanë ndikuar negativisht në mbjelljen e kulturës së grurit nga fermerët. Të gjendur para kësaj situate fermerët janë të detyruar të shtyjnë afatet e mbjelljes gjë që mund të ndikojë në prodhimin e ardhshëm. Sipas fermerëve, situata është e tillë për shkak të motit dhe shumë fermerë nuk arrijnë dot të kryejnë në kohën e duhur përgatitjen e sipërfaqeve për mbjellje
Shkak për hezitimin e fermerëve në mbjellje janë gjithashtu çmimet e larta të mekanikës bujqësore si dhe inputeve bujqësore, ndërsa çmimi i shitjes nuk arriti mbi 25 mije lekë të vjetra për kuintal grurë. Fermerët nuk disponojnë varietete gruri me cikël të ulët për të rikuperuar shtyrjen e afateve të mbjelljes.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”yg-Gtw5uEhU”]
