Banorët e disa fshatrave të Kolonjës dolën sot në protestë në Qafzez, pranë urës së Baba Selimit mbi lumin Osum, pas një jave izolimi si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën rrugore.
Ura lidhëse, e vetmja që mundëson hyrjen dhe daljen nga zona, është dëmtuar në mënyrë kritike, duke penguar kalimin e automjeteve dhe mjeteve të emergjencës. Banorët shprehen shqetësimin e tyre për situatën, duke theksuar se në disa fshatra të thella ndodhen persona të sëmurë që presin ndihmë dhe nuk kanë mundur të marrin ndihmën e nevojshme për shkak të bllokimit të rrugës.
“Kemi të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit”, shprehen ata.
