Nxënësit e klasës së gjashtë të udhëhequr nga mësuesja e Gjuhës Shqipe Elsa Baka në shkollën “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” realizuan një zhvendosje në kohë, në ditën kur Kombi ynë arriti Bashkimin Kombëtar nëpërmjet unifikimit të një alfabeti të vetëm.

Kjo zhvendosje u arrit nga nxënësit nëpërmjet një minidrame, duke i bërë ata të hyjnë nën petkun e personaliteteve të ndritura të Rilindasve tanë.

Data 22 Nëntor përkujton Kongresin e Manastirit në të cilin në vitin 1908 u vendos miratimi i alfabetit të njësuar shqip duke e bërë atë gur themeli të identitetit kombëtar.

Sot përveç Ditës së Shkronjave u festua edhe zëri I kombit, nëpëmjet te cilit, sa herë flasim shqip dëgjojmë Fishten, Mit’hatitn, De Radën etj.

Nëpërmjet këtij aktiviteti nxënësit u bënë një me historinë e cila u la gjurmë  dhe kujtesë per ta mësuar, ruajtur dhe dashur gjuhën shqipe.

Të pranishëm ishin prindërit e nxënësve, të cilët përjetuan me emocion këtë moment historik të sjellë kaq bukur nga fëmijët e tyre.

Mësuesja e Gjuhës Shqipe falenderoi nxënësit për përkushtimin e tyre, gjithashtu prindërit dhe kolegët për mbështetjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *