Pronarët e bizneseve të zonës së Lungomares në Vlorë kanë dalë këtë të premte e sotme në protestë përpara bashkisë së qytetit për të kundërshtuar aksionin për lirimin e hapësirave publike.
Ata protestojnë për shembjet që po ju bëhet fasadës së bizneseve teksa shprehen se ky projekt i dëmton financiarisht dhe kërkojnë informacion dhe transparencë se çfarë do të realizohet në vijimësi.
“Problemi është që ne jemi disa biznese që cenohemi ekonomikisht nga kjo nismë, diskutohet që ka dalë një projekt që nuk është diskutuar me subjekte që cenohen prej tij. Duam që të kemi sot ose ne vazhdim një takim dhe diskutim për projektin që nuk e njohim. Kemi investuar në strukturat e qëndrueshme pasi moti në Vlorë nuk e mundëson përdorimin e çadrave”, tha një nga biznesmenët për mediat.
