Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në një sherr që ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 të mbrëmjes së sotme në lagjen “ 15 Tetori “ në Fier. Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se sherri ka nisur për një vend parkimi, dhe ka agravuar deri në përdorimin e thikës , ku shtetasi me iniciale J. R, ka goditur 33- vjeçarin Dashnor Dorti, i cili ẽshtë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit ku ndodhet nẽn kujdesin e mjekëve. Shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e autorit ndërsa grupi hetimor po punon për dinamikẽn e ngjarjes.

Njoftimi i plotë

Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *