Juventusi ka ndërmarrë një lëvizje të shpejtë sapo ka përfunduar ndeshja Kosovë–Zvicër, duke dërguar një avion privat posaçërisht për Edon Zhegrovën.

Bardhezinjtë duan ta kenë sa më shpejt në Torino yllin kosovar, të cilin e shohin si një armë të rëndësishme për sfidën e fundjavës ndaj Fiorentinës.

Sipas burimeve pranë klubit, trajneri Luciano Spalletti nuk dëshiron të humbasë asnjë minutë kohë në integrimin e Zhegrovës në skuadër. Ai kërkon ta ketë menjëherë në stërvitje për të punuar mbi skemat ofensive, me qëllim që lojtari të jetë plotësisht i gatshëm për përballjen delikate në “Allianz Stadium”.

Transferimi i Zhegrovës ka krijuar entuziazëm të madh te tifozët, të cilët presin që fantazisti i Kosovës të sjellë kreativitet dhe shpërthim në krahët e sulmit bardhezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *