Përfaqësues të pushtetit vendor dhe Drejtorive Rajonale janë mbledhur paraditen e sotme  në një  takim urgjent në prefekturën e Fierit   për  të raportuar situatën e emergjencës për shkak të reshjeve. Problematika kryesore për të cilën janë angazhuar të gjitha strukturat në qark janë kanalet kulluese dhe sistemi i argjjnaturave , për të përballuar vërshimet e mundshme të katër lumenjve, Shkumbini në Lushnjë, Vjosa në Fier dhe Mallakstër, Semani në Rroskovec dhe Gjanica në qytetin e Fierit.

Më herët inxhinieri i Bordit të Ujitjes dhe Kullimit në Fier, Evarist Koliçi, bëri të ditur se sistemi kullues êshtë në gjëndje optimale dhe se të gjithë punonjësit e Bordit kanë kaluar  në gjëndje gatishmërie.

Reshjet në Qarkun e Fierit kanë qënë me  intensitet të ulët gjatë natës por era e fortë ka shkaktuar  defekte në rrjetin e furnizimit të energjisë elektrike për riparimin e të cilave po punohet nga punonjwsit e OSHEE. Aktualisht janë riparuar 13 fidera dhe po punohet për riparimin e 7 të tjerëve ka pohuar Ymeraj.

Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi ka kërkuar gatishmëri maksimale dhe reagim të shpejtë dhe të koordinuar në rast përkeqësimi të situatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *