Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili miratoi planin e Shteteve të Bashkuara, që parashikon krijimin e një Forcë Ndërkombëtare Stabilizimi në Gaza, iniciativë e promovuar nga Donald Trump. Netanyahu tha se ky plan do të ndihmojë në përfundimin e sundimit të Hamasit dhe në zgjerimin e normalizimit me vendet e rajonit.

Në një postim në gjuhën angleze në llogarinë e tij zyrtare X, Netanyahu vlerësoi miratimin e OKB-së dhe përshkroi planin si një kornizë që do të çojë në paqe dhe prosperitet, duke theksuar rëndësinë e demilitarizimit, çarmatimit dhe deradikalizimit të plotë të Gazës, në përputhje me vizionin e Presidentit Trump.
Ai shtoi se Izraeli pret të marrë pa vonesë tre pengjet e mbetura në Gaza dhe të nisë procesin e demilitarizimit të Rripit të Gazës, duke synuar përfundimin e sundimit të Hamasit në rajon.

Netanyahu theksoi gjithashtu se udhëheqja e Trump do të ndihmojë rajonin drejt paqes dhe një aleance të qëndrueshme me SHBA-në, duke ftuar fqinjët e Izraelit të normalizojnë marrëdhëniet dhe të bashkëpunojnë për largimin e Hamasit dhe mbështetësve të tij nga rajoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *