Punonjës, specialistë dhe inxhinierë të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit në Qarkun e Fierit kanë  kaluar në gjendje gatishmërie pas parashikimeve për reshje gjatë ditëve në vijim. Sipas Evarist Koliçit, inxhinier, faza e emergjencës në  të  cilën ka kaluar kjo drejtori, synon parandalimin dhe menaxhimin në kohë  të situatave me përmbytjet nga lumi Vjosa. Zona të banuara si Hambari, Kashishti dhe Pishë Poro do të jenë  nën monitorim të vazhdueshëm për të  parandaluar vërshimet e lumit Vjosa.

Ndërkohë sistemi bonifikues në Fier është përmirësuar gjatë vitit të fundit falë  punimeve në  rrjet për hapjen dhe zhbllokimin e kanaleve kullues, ka thënë Koliçi, ç’ka ka bërë që qarku ynë  prej vitesh të mos jetë më në hartën e zonave të përmbytura.

Në qarkun e Fierit kalojnë tre lumenj dy prej të cilëve Vjosa dhe Semani  me prurje të  konsiderueshme gjatë dimrit. Ndërkohë  Shkumbini në  rrethin e Lushnjës  me gjithë  sasinë e lartë  të  prurjeve paraqet rrezikshmëri më  të  ulët  përmbytjesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *