Një sasi prej 520 ton misri, e cila vinte nga Serbia, është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në doganën e Hanit të Hotit. Kontrolli është pjesë e një aksioni të shtuar pas dyshimeve se misri mund të përmbajë aflatoksinë B1, një substancë tepër e rrezikshme për shëndetin e kafshëve.

Drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi, bëri me dije se janë marrë 21 mostra nga sasia e bllokuar, ndërsa rezultatet priten të dalin ditëve në vijim. Kontrolli i sasisë është rritur ndjeshëm për të garantuar që asnjë mall i kontaminuar të mos hyjë në zinxhirin ushqimor të vendit.

“Proçedura që po ndiqet me këtë sasi misri do të jetë e rreptë, duke respektuar të gjitha standardet e sigurisë ushqimore,” – tha Haderi.

Sipas tij, ky aksion lidhet edhe me një rast tjetër të regjistruar më parë në fshatin Trush, ku u bllokua një fermë që furnizohej me misër blegtoral nga i njëjti subjekt i ndaluar në doganë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të kafshëve në të gjithë vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *