Klevis Qose, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ka raportuar në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026.

Gjatë prezantimit të pr.buxhetin, ai është pyetur nga deputeti i “Mundësia”, Erlad Kapri lidhur me kushtet e të politikanëve të burgosur në Durrës.

Ligjvënësi i opozitës u shpre se sipas informacioneve të tij qelitë ku qëndrojnë “VIP-at e politikës”, siç i quajti ai, kanë pasur ndërhyrje dhe janë kthyer në dhoma hoteli.

“Nuk mund të them që ka komoditete të mobilieve, televizor janë brenda standardeve, krevatet, dyshekët dhe pjesën tjetër të akomoduese e mbulon Drejtoria e Përgjithshme e  Burgjeve, nuk kemi tek këto kategori që thoni”, iu përgjigj ai.

Ndërsa pyetjes se pse disa nga të burgosurit i marrin ushqimet nga familjarët e tyre, Qose theksoi se kjo ndodh nga frika e hakmarrjes.

Erald Kapri: Kam informacion që në burgun e Durrësit ku janë VIP-at e politikës që vuajnë dënimin ka pasur ndërhyrje nga jashtë për rritje komoditeti në qelitë e tyre, janë futur ustallarë, marangozë, kuzhinierë po të doni, krevate më të mire. Kanë ndërhyrë për ta bërë si dhomë hoteli. Dhe pyetja tjetër, ju harxhoni shumë para për ushqime më burgje. Mbi 90% i marrin nga familjarët?

Klevis Qose: Më përmendët komoditetin, Drejtoria e Përgjithshme për zyrtarët që nuk kanë kryer vepra të rënda penale ka akomoduar në IEVP Durrës dhe IEPV Fier pjesë më të madhe të zyrtarëve të cilët s’kanë vepra të rënda.

Nuk mund të them që ka komoditete të mobilieve, televizor janë brenda standardeve, krevatet, dyshekët dhe pjesën tjetër të akomoduese e mbulon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, nuk kemi tek këto kategori që thoni.

Sa i përket ushqimit të familjarëve, nuk është që vërtetë 90% e tyre marrin ushqim nga familjarët.

Sistemi i burgjeve ka detyrim ligjor që për çdo të dënuar dhe paraburgosur të garantojë ushqim 3 vakte, ju keni bazë ligjore që ti thoni atij tjetrit ha me zor.

Ne kemi detyrim që çdo të dënuar ti vendosim racionet sipas kuotave.

Mund të ketë refuzim tek 20% por nuk vjen për shkak të ushqimit, por një trendi për shkak të konflikte të jashtme që kanë si hakmarrjeve, gjakmarrjes apo problematikeve nëpërmjet grupeve kriminale.

Por është lejuar që një familjar të çojë supën nga dora e nënës, vajzës, gruas apo një familjari për të dënuar, është para në kuadrin e rehabilitimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *