Ndotja e lumit Gjanica mëngjesin e sotëm është në nivele alarmante , me një aromë të rëndë mbytëse.

Kjo situatë shumëvjeçare duhet të marrë fund janë shprehur të indinjuar qytetarët fierakë duke dënuar neglizhencën ndër vite të institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e kësaj situate. “Kjo ndotje shkatërron mushkëritë, është kancer”, thonë ata, ndërsa theksojnë se kjo ndotje e rëndë zbeh edhe investimin prej miliona eurosh në kuadër té projektit té Rilindjes Urbane për rikualifikimin e qëndrés së qytetit.

Ashtu si çdo vit në këtë periudhë shkaktarët kryesorë të ndotjes konsiderohen fabrikat e vajit dhe kompanitë e naftës të cilat dyshohet se nën petkun e fabrikave të përpunimit të ullirit shfrytëzojnë  rastin për të shkarkuar në lumë derdhje të pakontrolluara hidrokarburesh.

As denoncimet e panumërta dhe as gjobat e papërfillshme me të cilat   kompanitë e naftës që operojnë në zonë janë përballur , nuk e kanë përmirësuar situatën, përkundrazi çdo vit përsëritet në nivele edhe më shqetësuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds