Sot është një ditë historike për qytetin e Milanos dhe për futbollin italian. Pas muajsh negociatash, Interi dhe Milani kanë firmosur aktin e blerjes së stadiumit “San Siro” dhe zonave përreth.

Çmimi i shitjes është përcaktuar në 197 milionë euro, që do të paguhen në disa këste. Klubi i Interit dhe ai i Milanit kanë garantuar siguritë bankare për pagesën e parë, rreth 100 milionë euro, duke përfshirë edhe TVSH-në dhe detyrime të vjetra.

Projekti i përbashkët i dy klubeve parashikon ngritjen e një stadiumi modern me 71.500 vende, në anën perëndimore të zonës aktuale. Struktura e vjetër e Meazzas do të ruhet pjesërisht dhe do të shndërrohet në hapësirë muzeale e komerciale. Punimet pritet të nisin në vitin 2027 dhe përfundimi i plotë i impiantit është planifikuar për vitin 2031.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *