“ Aty ku lind jeta”, materniteti i Fierit ishte simbolika e aktivitetit përmbyllës në kuadér te muajit Tetor Rozë. Përmbyllëm me sukses fushatën sensibilizuese kundër kancerit të gjirit në të gjithë qarkun e Fierit, ka pohuar mjekja onkologe Anisa Mone por njẽ muaj nuk mjafton. Tashmë kjo është një sëmundje që nuk prek vetëm grupmoshën 50- 70 vjeç, por edhe femra në moshë me të re e madje edhe meshkuj ka thënë Mone, ndaj kjo vë theksin në rëndësinë e ekzaminimeve depistuese në mënyrë që sëmundja të kapet në faza fillestare.
E ku ka më bukur se sa zhvillimi i kësaj fushate sensibilizuese në vendin ku lind dhe fillon jeta ka thënë në fjalën e saj përshëndetëse deputetja e Qarkut Fier, Antoneta Dhima, teksa ka theksuar se çdo ditë e vitit duhet të jetë rozë.
Gjatë gjithë muajit tetor në Fier u zhvilluan aktivitete ndërgjegjësuese , këshillime dhe vizita falas duke apeluar fuqishëm se kujdesi, ndërgjegjësimi dhe kontrolli i rregullt shpëtojnë jetë
