Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videokartolinë lamtumire për liderin historik të PS, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme pas 24 ditësh në reanimacion.
Rama shkruan se Fatos Nano u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen.
Kreu i qeverisë e konsideron Fatos Nanon si “mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish”.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore
