Në fund të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, jasht rendit të ditës, këshilltarët e opozitës kërkuan tërheqjen e titullit “Qytetar Nderi” dhënë Kryetarit të ekzekutivit Lushnjë në vitet 1975-1989 Gjergji Velo edhe distancimin e Bashkisë Lushnjë nga ky veprim. Kujtojmë që në ditën e çlirimit të Lushnjës bashkia i dha titullin “Qytetar Nderi” Dr. Gjergji Velos gjë që solli një reagim të fortë të një pjese të shoqërisë civile në Lushnjë dhe jo vetëm për shkak se Dr. Velo, funksionar i pushtetit komunist kishte firmosur internimin e shumë qytetarëve lushnjarë.
