Si rezultat i operacionit policor të koduar “Vendndodhja” u kap dhe u arrestua në lagjen nr. 13, në Durrës Glorildo Halili, 28 vjeç, banues në fshatin Çermë në Lushnjë. Operacioni, rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit. Halili u arrestua për t’u ekstraduar në Itali pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Italisë, si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikimin e narkotikëve. 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit, në Itali.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”f7keaOrV2pQ”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *