Një video e bërë virale tregon moment kur ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozy, bëhet shënjestër kërcënimesh nga bashkë-të-burgosurit e tij, pavarësisht masave që janë marrë.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë të burgosur që thërrasin emrin e tij gjatë natës, e fyejnë dhe e kërcënojnë.
Një ditë më parë, tre të burgosur ishin vënë në ndalim pas rrjedhjes së një videoje të parë, në të cilën ishin regjistruar kërcënime ndaj ish-presidentit.

Prokuroria e Parisit konfirmoi se janë sekuestruar dy telefona celularë dhe se është hapur një hetim për kërcënime ndaj jetës së Sarkozisë, i cili i është besuar policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *